MARIA PASIALI – PSOMA

 

Maria Pasiali - Psoma, MD

Anesteziste

CV-JA E PLOTË

 

 

 

Prezantimi:

Maria Pasiali - Psoma lindi në Pirareus, Atikë dhe në moshën 6-vjeçare u zhvendos në SHBA, ku u rrit, studioi dhe u trajnua për mjekësi, në Universitetin e Minesotës.

Ajo e nisi karrierën e saj në klinikën "Mayo" duke u trajnuar në 2 specialitete, mjekësi të brendshme dhe anestezi, ku dhe u punësua më pas si anesteziste.

Në vitin 1995, ajo vendosi të kthehej në Greqi për shkak të detyrimeve familjare duke mbajtur një kontratë me klinikën "Mayo", e cila i jepte asaj mundësinë të punonte në SHBA për 2-3 muaj në vit.

Në Greqi, ajo punon si anesteziste në spitalet "Hygeia", "Iaso", "Mitera", në Qendrën Spitalore "Henry Dunant" etj. së bashku me kirurgë të shkëlqyer të të gjitha specialeve dhe për një shumëllojshmëri rastesh. Ajo trajton njëkohësisht pacientë me dhimbje kronike të lidhura me gjendje të ndryshme.