GERHARD M. FRIEHS

friehs_465x310Gerhard M. Friehs, MD, MA, FACGS IFAANS

Profesor i Neurokirurgjisë, Universiteti Evropian i Qipros
Asistent Profesor i Neurokirurgjisë, Universiteti i Graz-it, Austri
Anëtar i Universitetit Amerikan të Kirurgëve të Përgjithshëm
Dep. Chairman of the Pedriatric Neurosurgery Department at Mitera Children’s Hospital

CV-JA E PLOTË

Dr. Gerhard M. Friehs është ish-President i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor "Scott & White/Baylor" dhe Drejtor i Institutit të Neuroshkencës "Scott & White" në Temple, Teksas, një prej organizatave më të mëdha të kujdesit shëndetësor në SHBA. Ai është Profesor i Asociuar i Neurokirurgjisë në "Medizinische Universität Graz", Austri, titull të cilin e ka mbajtur edhe në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor "Scott & White/Baylor", Teksas. Ai ka shërbyer si Shef i Neurokirurgjisë për Traumat Neurokirugjikale, Neurokirurgjinë Funksionale dhe Stereoaktive dhe i Departamentit të Menaxhimit të Dhimbjeve Neurokirugjike në Universitetin "Brown", si dhe si Zëvendësdrejtor i Qendrës "Gamma Knife" në New England, po ashtu në Universitetin "Brown".

Trajnimet

Dr. Gerhard M. Friehs ka studiuar në Universitetin e Mjekësisë "Karl-Franzens-Universität" në Austri. Gjatë studimeve, ai pranoi një post në fushën e kërkimit në neurokirugji, në Universitetin e Minnesota-s, Minneapolis, SHBA. Më pas, mbaroi trajnimin në neurokirurgji në "Karl-Franzens-Universität", në Graz, Austri, i cili është spitali më i madh në Evropën qendrore.

Kërkime dhe botime

Dr.Friehs është autor i mbi 100 botimeve të rishikuara, prezantimeve me ftesë dhe kapitujve të librave. Ka bërë prezantime të shumta shkencore në 4 kontinente dhe është specialist në Neurokirurgjinë Funksionale për sëmundjet psikiatrike, si dhe në ndërfaqet dydrejtimëshe tru-makineri. Ai ka marrë çmimin "Birkmayer" për kërkime mbi parkinsonizmin dhe çmimin e kërkimit shkencor "ELEKTA", si dhe ka përfituar financime për kërkime nga donatorë vendas dhe të huaj.

Fushat e specializimit

Dr.Friehs ka përvojë të gjerë në të gjitha fushat e neurokirurgjisë dhe neurokirurgjisë pediatrike. Dr.Friehs ka kryer mijëra procedura neurokirurgjike në SHBA dhe Evropë. Për sa i përket fushave të veçanta të neurokirurgjisë, ai ka punuar në neurokirurgjinë funksionale, në procedurat e menaxhimit të dhimbjeve neurokirugjike, në traumat neurokirurgjike tek të rriturit dhe fëmijët, në kirurgjinë funksionale të rehabilitimit, si dhe në shumë fusha të tjera.